Ballina Politike PS mbledh të shtunën grupin e zgjeruar parlamentar, në fokus raportimet për...

PS mbledh të shtunën grupin e zgjeruar parlamentar, në fokus raportimet për kadastrën dhe reformën territoriale!

Të shtunën pritet të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve do të jenë çështje me rëndësi që lidhen me administrimin e pronave dhe reformën territoriale. Mbledhja do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama. Në këtë takim është parashikuar edhe një raportim nga drejtuesja e Agjencisë së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të paraqesë ecurinë e proceseve të regjistrimit dhe problematikat kryesore të hasura në terren. Gjithashtu, pjesë e axhendës do të jetë edhe raportimi i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili do të informojë deputetët mbi zhvillimet dhe hapat e ardhshëm në kuadër të kësaj reforme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks