Demokratët e Shkodrës nuk humbin kohë dhe menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të ri, nisin organizimin e brendshëm. Këtë të mërkurë në orën 19.00 në selinë blu të Shkodrës, drejtuesi politik Luçiano Boçi do të prezantojë përpara strukturave kryetarin e ri Ardit Çylybyli, që doli fitues i zgjedhjeve. Menjëherë pas prezantimit, pritet që në degën vendore të nisë puna për organizimin e plotë, me qëllim nisjen e punës për përgatitjen për zgjedhjet vendore të 2027. Puna që i pret demokratët në këto muaj do të jetë e madhe dhe paralelisht me organizimin e brendshëm, fokusi do të jenë paralelisht edhe protestat.





