48 orë pasi Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet e drejtuesve politik në pjesën më të madhe të qarqeve, përfshire edhe Shkodrën, në kampin e Benet Becit ka rënë heshtja dhe zia. Ish drejtuesi politik i Shkodrës për afro 1 vit e gjysmë, duket se nuk e ka kapërdirë ende këtë largim që i bëri kryeministri Edi Rama. Edhe pse në rrjetet sociale nuk e ndal për asnjë çast propagandën, cuditërisht në këto dy ditë, Benet Beci nuk ka gjetur kohë të shkruajë asnjë rresht falenderimi për strukturat, për gjithë angazhimin e tyre e bashkëpunimin që pati si drejtues politik. Edhe pse ky bashkëpunim ka patur dritë hijet e veta, që është deshmuar më së miri në gjithë këto muaj. Beci kohë nuk gjeti as për një urim drejtuar pasuesit të tij në këtë detyrë politike, një djalë shkodre si ministri i energjisë dhe infrastrukturës Enea Karakaçi. Inati qartazi duket se nuk i ka dalë nga kjo lëvizje politike e kreut të PS Edi Rama, që e shfaqi që në asamble me largimin e tij demostrativ, por sic thotë shprehja në këtë rast, “kur nuk ke çfarë i bën ….. i bie samarit”. E në këtë rast Benet Beci po ja shfryn inatin të tjerëve me sjelljen e tij prej një “amatori politik”, që nuk ka guximin as të urojë formalisht pasuesin e tij në këtë detyrë politike!






