Papa Leoni XIV ka reaguar për konfliktin në Lindjen e Mesme. Në reagimin e tij ai ka theksuar se pasoja e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme janë një “skandal për të gjithë njerëzimin”. Papa Leoni XIV ka përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm
Teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e saj të katërt, Papa i parë amerikan ka thënë se vazhdon të ndjekë me “shqetësim” situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera të shkatërruara nga lufta dhe dhuna.
“Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”, ka thënë ai në lutjen e tij javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.






