Mbyllet pa gola dhe pa fitues supersfida Vllaznia-Dinamo në Shkodër. Përfundon 0-0 ndeshja në “Loro Boriçi”.
Pjesa e parë ka qenë e bukur dhe me shumë raste për shënim, por as Vllaznia dhe as Dinamo nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në pjesën e dytë ra disi ritmi, me skuadrat që nuk donin të rrezikon humbjen dhe për pasojë ndeshja u mbyll në barazim 0-0, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Vllaznia ngjitet në kuotën e 53 pikëve dhe ruan kreun e renditjes (po aq pikë ka edhe Elbasani), ndërsa Dinamo shkon 40 pikë dhe mbetet 4 pikë larg zonës Final 4.






