Ballina Analiza dhe Komente “Kapja e radhës? Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ në shënjestër të pazareve politike”. Pse...

“Kapja e radhës? Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ në shënjestër të pazareve politike”. Pse po imponohet emri i Mark Mollës, dy muaj para se të dalë në pension!

Prej javësh, në prapaskenat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, po zhvillohet një betejë që ka pak lidhje me meritokracinë dhe shumë me ndikimin politik. Gara për administratorin e ri është shndërruar në një përplasje interesash, ku emrat nuk peshohen mbi bazën e vizionit apo integritetit, por mbi lidhjet dhe besnikëritë e ndërtuara ndër vite.

E gjithë “lufta” më konkretisht po bëhet mbi një emër, atë të Mark Mollës, ish drejtorit të ujësjellës – kanalizime Shkodër, bashkëpunëtorin e afërt të ish kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi, që në zgjedhjet e fundit vendore u hodh në krahët e socialistëve. Madje nuk kurseu në publik as përqafimet me Edi Ramën, që dikur e quante kundërshtar politik. Oreksi i Mollës është shtuar muajt e fundit, ku pasi më herët burime bëjnë me dije se është këshilltar në hije i kryebashkiakut Benet Beci, tashmë ka lëshuar sytë dhe tentakulat tek universiteti.

Por ajo që e bën edhe më të debatueshme këtë kandidaturë është koha. Me më pak se dy muaj larg mbushjes së moshës së pensionit, konkretisht më 20 maj, lind pyetja thelbësore: pse gjithë ky mobilizim për një mandat që praktikisht nis me një afat skadence për Mark Mollën?

Burimet flasin për një përfshirje të drejtpërdrejtë të strukturave politike lokale, madje duke përmendur edhe ndikimin e vetë Benet Becit, që po e kërkon me cdo kusht, zgjedhjen e Mollës në këtë post. Debati ka shkuar më larg, sa tashmë në lojë mësohet se është futur edhe ministria e arsimit e deri tek kryeministri Rama. “Lufta” ka shkuar në pikën ku në lojë nuk është më posti administratorit, por emri i vetë këtij insitucioni të arsimit të lartë.  Kjo situatë nuk është thjesht një çështje emri. Është një simptomë e një problemi më të thellë: përdorimi i institucioneve akademike si terren për shpërblime politike apo manovra ndikimi. Universiteti nuk mund të trajtohet si një zgjatim i zyrave të pushtetit vendor apo qendror.

Në fund të ditës, pyetja që lind është se: kujt i shërben ky nxitim i pazakontë? Një individi që është në prag pensioni, apo një rrjeti interesash që kërkon të vendosë kontroll mbi një institucion kyç të qytetit?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks