Ballina Politike Kryeministri Edi Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë. Ja çfarë...

Kryeministri Edi Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë. Ja çfarë diskutohet!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të mërkure.

Mbledhja po zhvillohet në selinë rozë.

Kjo mbledhje vjen dy ditë pas prezantimit të raportit të mazhorancës, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Rama tha se socialistët nuk do të japin arrest pa gjyq, dhe se do të jetë procesi gjyqësor që do të flasë për pafajësinë e Belinda Ballukut.

Kreu i qeverisë theksoi se gjyqet publike si në kohën e gjyshit të saj, i përkasin të shkuarës.

Rama e cilësoi të dobët dosjen e SPAK, ndërsa deklaroi se socialistët nuk do lejojnë futjen në burg pa prova të ministres më punëtore të kabineteve të tij, dhe drejtueses së suksesshme të qarqeve Dibër dhe Fier. Ndërkohë në mbledhje nuk u diskutua një datë për asamblenë e Partisë socialiste, pasi është ende herët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks