Ballina Aktualitet Presidenti Bajram Begaj pret Nuncin e ri të Vatikanit në Shqipëri, theksohet...

Presidenti Bajram Begaj pret Nuncin e ri të Vatikanit në Shqipëri, theksohet bashkëpunimi dhe harmonia fetare

Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Mirosław Adamczyk, duke i uruar suksese në përmbushje të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes palëve, e konfirmuar kjo dhe nga vizitat e nivelit të lartë, teksa u shpreh vullneti i përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Kreu i Shtetit theksoi, ndër të tjera, se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkon përtej raporteve institucionale.
“Arritjet në marrëdhëniet dypalëshe janë një bazë e fortë për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve tona në të ardhmen, si dhe në promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare”, – u shpreh Presidenti Begaj në bisedën me Nuncin Apostolik Mirosław Adamczyk.
Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira të shtetit shqiptar me komunitetin katolik në Shqipëri, Presidenti i Republikës theksoi se një klimë e tillë bashkëpunimi është thelbësore dhe se këto marrëdhënie janë në funksion të kohezionit midis institucioneve publike, atyre fetare, si edhe komunitetit.
Kreu i Shtetit i përcolli Nuncit Apostolik falënderime për qëndrimet e mbajtura nga Vatikani për çështjen shqiptare, veçanërisht ndaj Kosovës, duke rikonfirmuar dëshirën për njohjen e këtij shteti nga selia e Shenjtë si një kontribut për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks