Ballina Aktualitet 7 Marsi, dita e Mësuesit/ Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou feston...

7 Marsi, dita e Mësuesit/ Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou feston me arsimtarët e dalë në pension. “Mirënjohje për kontributin e tyre në arsimin shqiptar”!

Në kuadër të festës së Mësuesit, 7 Marsit, Kryetari i Këshilli i Qarkut Shkodër Edmond Ndou ju rezervoi një pritje të veçantë, disa prej mësuesve të dalë në pension, por që ndër vite kanë dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave. Gjatë këtij takimi, Ndou shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e tyre shumëvjeçar në arsim. Ai theksoi se mësuesit kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formimin e shoqërisë dhe në edukimin e mijëra nxënësve, duke lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e tyre.

Mes emocioneve dhe falenderimeve për këtë pritje, arsimtarët që edukuan e formuan breza, sot kanë një mesazh për të gjithë armatën e mësuesve të rinj.

Në përfundim, Kryetari i Qarkut Shkodër bashkë me një buqetë lulesh, ju dhuroi në shenjë falenderimi e mirënjohje, të gjithë arsimtarëve, botimin e këshillit të qarkut si dhe nga një panorame me imazhe të Shkodrës turistike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks