Ballina Sport Vllaznia në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Elbasani përmbys Partizanin

Vllaznia në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Elbasani përmbys Partizanin

Janë mësuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Vllaznia mundi 2-1 Bylisin në sfidën e kthimit. Për shkodranët shënuan Balaj dhe Pusi, ndërsa për ballshiotët realizoi Olavio.

Partizani dhe Elbasani diskutuan në shtesë biletën për në gjysmëfinale. Të kuqtë patën fituar 1-0 në aktin e parë, ndërsa skuadra nga Elbasani triumfoi 1-2 në sfidën e kthimit, në kohën e rregullt.

Në fund festoi Elbasani, pasi iu fal një  goli të  Ze Gomes  në shtesë. Sa i takon kohës së rregullt, ekipi i Gvozdenoic “tundi rrjetën” dy herë me Lajthinë, sakaq te kryeqytetasit la gjurmë Contreras.

Në  gjysmëfinale shkojnë Vllaznia dhe Elbasani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks