Ballina Sport Shehi debuton me humbje te Tirana, Vllaznia fiton me përmbysje klasiken e...

Shehi debuton me humbje te Tirana, Vllaznia fiton me përmbysje klasiken e Shqipërisë! Zhyten bardheblutë

Emocione të shumta ka dhuruar klasikja e futbollit shqiptar, përballja Vllaznia-Tirana. Shkodranët kanë mposhtur me përmbysje 3-1 bardheblutë në sfidën që hapi javën e 26-të të kampionatit Abissnet Superiore.

Në një atmosferë elektrizuese, në një “Loro Boriçi” të mbushur me tifozë, Vllaznia mposht rivalët e Tiranës dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes, tashmë në kuotën e 51 pikëve.

Ndeshja nis më mirë për kryeqytetasit, që zhbllokojnë sfidën me Xhixhën. Por festa e Tiranës zgjat pak, pasi Bismark barazon shumë shpejt shifrat. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, me shkrodranët që pretendojnë një penallti në fundin e lojës.

Fraksioni i dytë nis menjëherë me gol. Vllaznia kalon në avantazh, falë një autogoli të shënuar nga Kortez. Vendasit luajnë më mirë dhe në minutën e 70-të fitojnë një penallti, që shndërrohet në gol nga Balaj.

Mbyllet 3-1 për Vllazninë klasikja e futbollit shqiptar. shkodranët ngjiten në kuotën e 51 pikëve në krye të klasifikimit dhe komplikojnë akoma më shumë situatën e Tiranës, që me 21 pikë pas 26 javësh rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Orges Shehi debuton me humbje në krye të bardhebluve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks