Ballina Politike Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë...

Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë.

Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje, e cila zgjati vetëm 30 minuta.

Kujtojmë se mbledhja e djeshme, më 26 shkurt, që zgjati 9 orë, përfundoi me ndryshime në përbërjen e Këshilli i Ministrave.

Belinda Balluku la detyrat e saj në dy funksione, si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, post që e mbante që nga janari i vitit 2019, për tre mandate radhazi.

Ndryshimet në Qeveri:
Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zevendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks