Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Fjalën i pari do ta ketë kryeministri Rama, e më pas ministrat e kabinetit socialist.
Në agjendë, është parashikuar që çdo ministër do flasë 7 minuta për të bërë raportimin e sektorit që drejton, por ajo që bie në sy, është mungesa e raportimit për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku, e cila, me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese 4 me 4, është e pezulluar nga detyra.
Agjenda e mbledhjes:
11:00-Hapja e Mbledhjes
-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama
-Raportimi i Ministrave
Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj
Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka
Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj
Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni dhe Antikorrupsionin
Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu
Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu
Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala
Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro
Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo
Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.
Pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.
Vetë Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Për momentin trendi i qëndrimit të socialistëve anon nga mos dhënia e dritës jeshile kërkesës së SPAK për marrjen nga Parlamenti i autorizimit për arrestimin e Ballukut./newspower.al






