Ballina Kronike Procedime penale në Shkodër: plagosje e lehtë në punë, armë e ftohtë...

Procedime penale në Shkodër: plagosje e lehtë në punë, armë e ftohtë dhe kalim i paligjshëm i kufirit

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi në ambientet e firmës ku ky shtetas është drejtues teknik, është dëmtuar lehtë, në dorë, gjatë punës, punonjës i firmës, shtetasi Sh. B., 45 vjeç;
-një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin K. I., 23 vjeç, banues në fshatin Alijaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme, në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks