Ballina Aktualitet Kontroll inteligjent në akset me fluks të lartë, fokus siguria dhe ligjshmëria

Kontroll inteligjent në akset me fluks të lartë, fokus siguria dhe ligjshmëria

NIS FUSHATA E KONTROLLIT INTELIGJENT TË MJETEVE NË AKSET KRYESORE KOMBËTARE

Në kuadër të forcimit të kontrollit rrugor dhe rritjes së sigurisë në akset kombëtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor, ka nisur sot zyrtarisht fushatën e kontrollit inteligjent të mjeteve në qarkullim.
Fushata ka nisur pranë aksit Tiranë–Milot, një segment me fluks të lartë qarkullimi, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR, z. Kreshnik Bajraktari, Drejtorit të Policisë Rrugore, z. Perlat Vatoci, si dhe Drejtorit të Task-Forcës së Transportit Rrugor, z. Ajet Zyberaj, dhe do të vijojë në disa nga akset kryesore kombëtare.
Përmes përdorimit të teknologjisë së makinës inteligjente realizohet identifikimi në kohë reale i mjeteve në lëvizje dhe verifikimi i dokumentacionit të tyre, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Kjo fushatë synon:
– rritjen e sigurisë në rrugë;
– evidentimin e mjeteve me mangësi ligjore apo dokumentacion të parregullt;
– garantimin e respektimit të kontrollit teknik të rregullt;
– forcimin e ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës për detyrimet ligjore.
Në vijim të fushatës, do të zbatohet një plan veprimi i dedikuar për identifikimin e mjeteve që nuk përmbushin detyrimet ligjore për qarkullim.
Ky bashkëpunim institucional përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve të monitorimit dhe kontrollit të transportit rrugor, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë rrugore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks