Ndersa ne Rrjoll vijojne protestat dhe perplasjet me policine te banoreve te kesaj zone kunder ndertimit te resortit te biznesmenit Bashkim Ulaj, ne gjykate ceshtja ka marre nje tjeter rrjedhe. Avokati Ndue Pjetra ka bere me dije se nje prej familjeve ka fituar gjyqin ne shkallen e dyte te drejtesise:
Statusi i avokatit:
Sot, Gjykata e Apelit vendosi të njohë si pronare familjen Malaj. Ky vendim përmbys narrativat e ndërtuara mbi dokumente të dyshimta dhe konfirmon se prona ka zotër të ligjshëm: banorët e saj. Çdo pretendim tjetër bie përballë një vendimi gjyqësor të formës së prerë në shkallën e dytë.
Për pasurinë e përfituar nga Fatmir Shpellza, rruga është e qartë: kundërshtim në gjykatë për falsifikimin e pretenduar dhe verifikim i plotë i titujve të pronësisë. Nëse dokumentet janë të manipuluara, ato rrëzohen. Nëse janë të pavlefshme, ato shfuqizohen. E drejta e pronës nuk negociohet.
Protesta ka qenë dhe mbetet e drejtë. Kur gjykata konfirmon pronarin e ligjshëm, ajo konfirmon edhe legjitimitetin e qëndresës qytetare. Drejtësia vonon, por kur flet, vendos qartë: prona u takon atyre që e kanë me ligj.




