Qarku Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 36 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK Bajzë, në liqenin e Shkodrës, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një motor, dy gjeneratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për peshkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. G., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



