Ballina Aktualitet Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera...

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Rama ka ndarë një pamje të Xhamisë së Namazgjasë në rrjetin social “X”, teksa kjo e fundit është e rrethuar nga përplasja mes protestuesve dhe policisë, nën renë e gazit lotsjellës.

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë”, shkroi Rama krahas imazhit duke kritikuar protestën e opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks