Stoqet e mbeturinave pranë banesave sociale të komunitetit rom në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër vijojnë të mbeten një problem i pazgjidhur, pavarësisht se shqetësimi është ngritur në mënyrë të përsëritur nga banorët e zonës.

Sipas tyre, mungesa e kontejnerëve për depozitimin e mbetjeve ka bërë që mbeturinat të grumbullohen në hapësira të hapura, shumë pranë banesave. Ata theksojnë se edhe transportimi i mbetjeve nuk kryhet rregullisht, por vetëm pas disa ditësh, duke përkeqësuar situatën dhe duke rritur rrezikun për ndotje.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse, duke theksuar nevojën për vendosjen e kontejnerëve të mjaftueshëm dhe hartimin e një grafiku të qartë për tërheqjen e mbeturinave nga kompania e pastrimit.

Ndërkohë, fakti që zona ndodhet në periferi të qytetit nuk duhet të shërbejë si justifikim për mungesën e shërbimeve bazë. Vatra të tilla ndotjeje përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e banorëve dhe cenojnë standardet minimale të jetesës në komunitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu