Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rihapë procesin gjyqësor në ngarkim të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013.Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e marrë në vitin 2018 ku la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Lartë në ngarkim të Arben Frrokut dhe ka pranuar kërkesën e tij për rihapjen e procesit.Biznesmeni Arben Frroku kërkon shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se i janë shkelur të drejtat. Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Arben Frroku u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015, por ai u dënua në Apel më 29 qershor 2015.Frroku u arrestua në Hollandë në prill 2016 pasi u identifikua nga gjurmët e gishtave. Ai jetonte me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa” dhe prokuroria filloi procedurat për ekstradimin e tij.






