Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua duke iu ofruar qytetarëve, shërbimin e transportit me automjetin e tij, pa qenë i pajisur me dokumentacionin përkatës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 18 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. Ç., 18 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-I. L., 70 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur vazhdimisht shtetasen Xh. G., 30 vjeçe, për motive të dobëta;
-E. Sh., 40 vjeç, dhe I. K., 58 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.

-Më datë 17.02.2026, ka kallëzuar shtetasi I. S., 48 vjeç, se janë hapur disa llogari në rrjetin social “TikTok”, me emrin e vajzës së tij. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.

-Më datë 17.02.2026, në Velipojë, shtetasi V. T., 56 vjeç, banues në Velipojë, ka humbur jetën në automjetin e tij, dyshohet për shkak të arrestit kardiak. Po punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu