Malësi e Madhe/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, afër banesës së tij, në fshatin Kamicë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin shtator 2025.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin në kërkim Albert Hasanaj, 53 vjeç, banues në fshatin Kamicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në tokën afër banesës së tij, në fshatin Kamicë, 46 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.09.2025.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu