Dhoma Vendore e Avokatisë Shkodër, në ushtrim të rolit tësaj institucional si garantuese e mbrojtjes së të drejtave dhelirive themelore të qytetarëve, ndien detyrimin profesional dheqytetar të artikulojë publikisht vlerësimin e saj kritik mbi pasojatqë ka prodhuar zbatimi i hartës së re gjyqësore në Republikën e Shqipërisë.

Reforma territoriale e sistemit gjyqësor u paraqit si njëndërhyrje me synim rritjen e eficiencës, racionalizimin e burimeve njerwzore dhe forcimin e cilësisë së vendimmarrjes. Megjithatë, përvoja e deritanishme praktike tregon se arkitekturae re organizative ka krijuar një disproporcion të ndjeshëmndërmjet objektivave të shpallura dhe realitetit funksional tëgjykatave, veçanërisht në shkallën e dytë të gjykimit dhegjykimet çështjeve administrative.

E drejta për akses efektiv në drejtësi nuk është konceptabstrakt, por një e drejtë konkrete që presupozon afate tëarsyeshme, barazi reale në ushtrimin e mjeteve procedurale dhemundësi të arritshme për t’iu drejtuar gjykatës. Kur distancagjeografike, kostot ekonomike dhe mbingarkesa strukturorebëhen pengesa objektive për qytetarin, atëherë cenimi nuk ështëmë thjesht organizativ, por prek thelbin e garancive kushtetuese.

Centralizimi i theksuar i gjykatave të Apelit ka prodhuarnjë akumulim të jashtëzakonshem çështjesh, duke e zhvendosursistemin nga parimi i shpërndarjes së balancuar drejt një modelipërqendrimi që rezulton i paqëndrueshëm në terma afatgjatë. Zvarritja e shqyrtimit të çështjeve, shtimi i stokut të dosjeve dhevonesat në shpalljen e vendimeve krijojnë jo vetëm pasigurijuridike për palët, por edhe pasoja ekonomike e sociale qështrihen përtej interesit individual.

Për më tepër, zhvendosja e Gjykatave të Apelit dhe atyreAdministrative larg zonave të gjera të vendit ka krijuar njëhendek të ri territorial në aksesin ndaj drejtësisë. Në rajonetveriore, përfshirë qarkun e Shkodrës, kjo situatë ka ndikuarndjeshëm në rritjen e kostove procedurale, në vështirësimin e përfaqësimit efektiv dhe në dekurajimin e ushtrimit të së drejtëssë ankimit. Një sistem drejtësie që perceptohet si i largëtfizikisht dhe institucionalisht rrezikon të dobësojë besiminpublik dhe autoritetin e tij moral.

Nga një këndvështrim më i gjerë, harta e re gjyqësore ka nxjerrë në pah edhe problematika të tjera që kërkojnë reflektimserioz:

• Mospërputhje ndërmjet volumit real të çështjeve dhekapaciteteve njerëzore e infrastrukturore të gjykatave tëpërqendruara nw kryeqytet;

• Rritje të presionit profesional mbi gjyqtarët, me ndikim tëmundshëm në cilësinë dhe thellësinë e arsyetimit juridik;

• Vështirësi në garantimin e një specializimi tëqëndrueshëm, për shkak të mbingarkesës sëpërgjithshme;

• Dobësim të rolit të gjykatës si institucion i afërt me komunitetin dhe realitetin social që ajo duhet tërregullojë.

• Vonesa të mëdha në marrjen e shërbimit gjyqësor.

Reformat strukturore në drejtësi janë të domosdoshme dhetë mirëpritura kur ato mbështeten në analiza empirike, konsultimtë gjerë profesional dhe vlerësim të ndikimit real. Megjithatë, çdo reformë që, në zbatim, prodhon pasoja të kundërta me standardet e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm dhe të aksesitefektiv, duhet të jetë objekt rivlerësimi institucional.

Dhoma Vendore e Avokatisë Shkodër vlerëson se ështëkoha për një analizë të thelluar dhe transparente mbifunksionimin aktual të hartës gjyqësore, të bazuar në tregueskonkretë: kohëzgjatjen mesatare të gjykimeve, stokun e çështjeve, shpërndarjen demografike dhe barrën ekonomike mbiqytetarët. Një rishikim i balancuar territorial i gjykatave tëApelit dhe atyre Administrative, mbi kritere funksionale dhe jo thjesht administrative, do të përbënte një hap të arsyeshëm drejtrivendosjes së ekuilibrit ndërmjet eficiencës dhe aksesit.

Qëndrimi ynë nuk buron nga kundërshtimi formal ireformës, por nga përvoja e përditshme profesionale dhe ngadetyrimi për të mbrojtur standardet e shtetit të së drejtës. Njësistem drejtësie vlerësohet jo nga arkitektura e tij normative apo “eleganca” formale që tregon në letër kjo arkitekturë, por ngaaftësia për të garantuar drejtësi në kohë, në mënyrë të barabartëdhe të prekshme për çdo qytetar.

Dhoma Vendore e Avokatisë Shkodër mbetet e hapur përdialog institucional dhe për të kontribuar me ekspertizë konkretenë çdo proces reflektimi apo rishikimi që synon forcimin real tëfunksionimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri.

DHOMA VENDORE E AVOKATISË SHKODËR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu