Vllaznia ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në Kupën e Shqipërisë. Kuqeblutë e mbyllën me fitoren 0-1 ndeshjen e parë çerekfinale me Bylisin.

Skuadra e Martinit hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të kompeticionit, në sfidën e kthimit i mjafton të administrojë mië fitoren e sotme. Për ballshiotët, të cilët luftojnë për mbijetesë në Superiore, ndeshja e kthimit bëhet më tepër formale, edhe pse në futboll ndodh gjithçka.  Goli i vetëm i ndeshjes së luajtur në stadiumin “Adush Muça” u shënua nga Kastrati me 11-metërsh, në minutën e 28-të. Trajneri Mirel Josa bëri lëvizjet e tij që në fillim të pjesës së dytë, por rezultati nuk ndryshoi dhe kështu shkodranët shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit.

Trajneri Edi Matini preferoi të lërë pushim disa nga titullarët kryesorë të skuadrës, si kapiteni Balaj, Kallaku, apo dhe Gurishta. Kuptohet që ai ka menduar edhe për sfidën e kampionatit kundër Elbasanit, që do të zhvillohet në fundjavë në stadiumin “Loro Boriçi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu