Shqipëria ka shënuar përkeqësim në indeksin për perceptimin e korrupsionit të Transparency International për vitin 2025.
Vendi ynë është renditur në vendin e 91-të me 39 pike nderkohe qe ne indeksin e meparshem Shqiperia kishte pasur 42 pike.
Sa i perket rajonit, Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u renditen me mire ne indeksin e ketij viti.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të Transparency International, Serbia ka marrë numrin me te vogel te pikeve.
Transparency International tha po ashtu se në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përgjigja e dobët e gjyqësorit vlerësohet si një nga pengesat kryesore për luftën e suksesshme kundër korrupsionit, teksa gjyqtarët dhe prokurorët po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve nga qeveritë.
Raporti përmend Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë sa i përket çështjeve mjedisore.






