Demtimet e rrugeve jane kthyer ne refren ne Shkoder nga cdo institucion qofte ai publik apo privat. Perballe kesaj situate ka ardhur edhe reagimi i kryetarit te bashkise Benet Beci i cili ne rrjetin social shkruan:
Të gjithë janë koshientë për problemin që është krijuar nga dëmtimi i investimeve publike dhe i rrugëve të qytetit, si pasojë e ndërhyrjeve të institucioneve si ujësjellësi dhe OSHEE , një realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më.
Sot mbajta një takim me përfaqësuesit e këtyre institucioneve, ku ua bëra të qartë se kjo situatë, e kthyer tashmë në një shqetësim serioz për qytetin dhe qytetarët, duhet të marrë fund. Është vendosur që nga e hëna të nisë menjëherë riparimi i të gjitha dëmtimeve të shkaktuara.
Bashkia Shkodër paraqiti inventarin e plotë të rrugëve të dëmtuara, të shoqëruar me të dhëna konkrete mbi përgjegjësit për çdo ndërhyrje, ndërsa u sqarua se asnjë punim nuk do të kryhet më pa leje paraprake nga Bashkia Shkodër.
Çdo shkelje do të përballet, pa asnjë përjashtim, me masa ndëshkuese administrative.






