Policia e Shtetit, gjatë muajit janar 2026

🚨 Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm i strukturave të Policisë në qendër dhe në qarqe për finalizimin e operacioneve dhe goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, shitjes dhe trafikimit të tyre, për goditjen e krimeve ekonomike si dhe për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.

🚨Punë hetimore, kontrolle dhe operacione janë kryer në koordinim me prokuroritë, homologët, EUROPOL-in dhe INTERPOL-in për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

🚨 Si rezultat, gjatë muajit janar janë finalizuar 107 operacione policore dhe janë vënë në pranga 498 autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

✅ 17 operacione janë finalizuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e rrjeteve globale të trafiqeve, kapjen e pjesëtarëve të grupeve/organizatave kriminale, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Disa prej këtyre shtetasve kishin falsifikuar identitetin për t’iu fshehur drejtësisë;

✅ Janë sekuestruar rreth 186 kg kanabis, rreth 3 kg kokainë, sasi ekstazie, sasi heroine, 3855 bimë/fidanë kanabisi, 2528 fara kanabisi, si dhe mijëra pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura;

✅41 armë zjarri, 21 armë gjahu dhe sportive, 2 granata dhe municion luftarak;

-7 automjete të trafikuara, dhjetëra ora luksoze, 3 pajisje GPS, dhe maska;

-183 000 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ilaçe të skaduara dhe produkte të kontrabanduara (veshmbathje, si dhe produkte estetike dhe elektronike);

-rreth 20 milionë lekë, 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete dhe llogari bankare, asete të veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, mashtrimit kompjuterik dhe prostitucionit.

✅ Janë zbuluar 13 ambiente të mbyllura në Lezhë, Malësi të Madhe, Vau i Dejës, Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë, ku kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave;

-5 ambiente ku luheshin lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri;

-3 ambiente në qarkun Tiranë, ku magazinoheshin veshje të kontrabanduara dhe/ose stampoheshin me logo false të markave ndërkombëtare;

-kazino dhe bilardo ku shiteshin lëndë narkotike, në Lezhë dhe në Mat;

-banesë dhe lokal në Fier, ku babë e bir mbanin arsenal armësh zjarri dhe armë shpërthyese, sasi të madhe municioni dhe mbi 17 kg lëndë narkotike;

-grupe kriminale në Tiranë, që shitnin dhe trafikonin armë dhe drogë të fortë (kokainë).

✅ Janë parandaluar ngjarje kriminale që mund të kryheshin në Durrës dhe në Tiranë nga 3 shtetas që lëviznin të armatosur;

-përshkallëzimi i 3 konflikteve me armë zjarri dhe mjete prerëse, në Vlorë, Velipojë dhe Gramsh;

-ngjarje kriminale me armë zjarri, në një familje në Tepelenë;

-11 tentativa për të kaluar kufijtë me para të padeklaruara, me burime të dyshimta;

-trafikimi nga Gjirokastra në Greqi i 44 pakove me 34 kg kanabis;

-trafikimi në Itali i një arme zjarri, nëpërmjet PKK Rinas.

✅ Janë zbardhur vrasje me eksploziv, me armë zjarri ose me send të fortë (çekiç), në Shkodër, Dibër dhe Tiranë, si dhe 4 plagosje dhe 1 aksident me pasojë.

✅ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë 2 fushata sensibilizuese për të mbrojtur qytetarët nga platforma false për pagesën e masave administrative (gjobave) dhe për marrjen e kredive, që synonin të merrnin dhe të keqpërdornin të dhënat personale dhe të ardhurat në kartat bankare. Hetimet për këto raste janë në vijim.

✅ Më tej, janë finalizuar 21 operacione për parandalimin/zbardhjen e vjedhjeve;

-17 goditje në fushën e kontrabandës;

-11 operacione kundër ushtrimit të prostitucionit;

-8 goditje kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

-3 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë ilegalisht në shtetet e BE-së. Gjithashtu, 3 departamente të DPPSh-së dhanë kontribut në megaoperacionin “Liberterra III”, që goditi 1800 rrjete në mbarë botën, të implikuara në këtë veprimtari kriminale dhe në forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

🚨 Për shkak të motit të keq, me reshje dëbore dhe shiu, shërbimet e Policisë qëndruan në gatishmëri në të gjithë vendin, duke iu shkuar në ndihmë qytetarëve për orientim dhe, në disa raste, për evakuimin e tyre.

🚨 Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas shërbimit të përforcuar gjatë ditëve me mot të keq, të pajisura me mjete bashkëkohore, vijuan monitorimin në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe menaxhimin e trafikut.

✅ Gjatë muajit janar u vunë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 135 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 62 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

-u pezulluan 216 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

-u vunë 93 011 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 3 934 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e masës administrative maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Durrësit goditi 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë nga drejtues që drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

🚨 Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën gjatë muajit janar:

✅ 45 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve,

✅ 18 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false,

✅ 8 raste të trafiqeve dhe 2 raste të vjedhjeve.

🚨 Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive, me objektiva parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale, si dhe goditjen e krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

🚨 Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, do të vijojnë veprimet e përbashkëta hetimore për finalizimin e operacioneve policore me shtrirje dhe impakt të gjerë.

🤳 Në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që hasin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu