Pas situates se krijuar nga reshjet e shiut ne qytetin e Shkodres, ka reaguar kryebashkiaku Benet Beci. Ne rrjetin social ai shkruan: 

Rrebeshe shiu kanë përfshirë qytetin e Shkodrës gjatë gjithë ditës, me intensitet të lartë .

Pavarësisht sasisë së reshjeve, situata është menaxhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa problematika.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizime kanë qenë në gatishmëri maksimale, në terren dhe në monitorim të pandërprerë të të gjitha pikave kritike.

Sistemi i kullimit ka funksionuar në kushte optimale, duke përballuar ngarkesën e reshjeve dhe duke shmangur grumbullimet e ujit në zonat urbane.

Situata vijon të jetë nën kontroll dhe po ndiqet në kohë reale, me struktura të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme në çdo rast të nevojshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu