Nga Bardh Spahia, deputet dhe kryetar i komisionit te shendetesise/ Shëndetësia falas. Mashtrim për qytetarët, pasurim për qeveritarët.

​Raporti më i fundit ndërkombëtar sapo rrëzoi përfundimisht propagandën qeveritare: Shqiptarët paguajnë faturën më të kripur në rajon për shëndetin! ​

Ndërsa qeveria trumbeton “falas”, e vërteta është se 84% e familjeve detyrohen të paguajnë nga xhepi për çdo vizitë dhe ilaç.

27% e shqiptarëve rrezikojnë të rrëshqasin në varfëri ekstreme, vetëm sepse kostoja e mbijetesës është bërë e papërballueshme.

​Ku shkojnë miliardat e taksave tona? 💸

Ato nuk shkojnë për spitale e rimbursime, por avullojnë në PPP, koncesione fantazmë dhe tendera luksi që mbushin xhepat e pushtetarëve të korruptuar. ​Kjo nuk është shëndetësi falas. Kjo është ZHVATJE shtetërore mbi sëmundjen dhe hallet e qytetarëve!

Është e turpshme që vende si Bosnja apo Serbia, me problematika të ngjashme, arrijnë të mbulojnë qytetarët e tyre me shërbim shëndetësor shumë herë më mirë se Shqipëria. Fakti që vetëm 9% e shqiptarëve arrijnë të marrin shërbim shëndetësor pa kosto shtesë, tregon dështimin total të modelit qeverisës. “Shëndetësia falas” ekziston vetëm si sllogan elektoral ndërsa realiteti, është një sistem që fryn xhepin e pushtetarit duke shpuar xhepin e qytetarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu