Ballina Politike Deputetja Marjana Koçeku vizitë zyrtare në Mal të Zi: Fokus te bashkëpunimi...

Deputetja Marjana Koçeku vizitë zyrtare në Mal të Zi: Fokus te bashkëpunimi dhe identiteti kombëtar

Gjatë një vizite zyrtare në Mal të Zi, deputetja Marjana Koçeku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësuesit më të lartë shqiptarë në qeverisjen e vendit fqinj. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i urave lidhëse mes shqiptarëve dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik e social. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Koçeku u shpreh:

Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të takohem me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik për Malin e Zi, z. Nik Gjeloshaj , Nënkryetarin e Parlamentit, z. Nikollë Camaj , si dhe Ministrin e Administratës Publike, z. Marash Dukaj .

Malësia dhe trevat që gjenden në Mal të Zi janë pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar dhe njerëzor. Jam e gatshme për me kontribue që kufijtë tanë të jenë gjithnji e ma pak pengesë dhe gjithnji e ma shumë urë bashkëpunimi, zhvillimi dhe perspektive e përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks