Sali Berisha paralajmëroi se protestat anti qeveritare që drejton po shkojnë drejt ndryshimit të madh të skenarit, sipas tij si kërkesë e vetë qytetarëve.
Por para se të vijnë në këtë moment, opozitarët janë thirrur në shesh më 10 shkurt, protestë që Sali Berisha e cilëson moment kycc të asaj e pa pagëzuar si kryengritje paqësore kundër qeverisë.
Për këtë qëllim kërkoi angazhimin e deputetëve dhe ccdo strukture të Partisë Demokratike, duke theksuar se edhe ndërkombëtarët po e presin protestën e opozitës shqiptare në bulevard.
Megjithatë kryedemokrati është i qartë, se fundi i historisë që kërkon, nuk është në dorë të qëndrimeve politike, por të reagimit të qytetarëve.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha përsëriti akuzat ndaj mazhorancës për kapje të drejtësisë.





