Pas 22 javësh kampionat, Vllaznia ka marrë e vetme kryesimin e Superiores, duke grumbulluar 42 pikë. Shkodranët po kalojnë një moment fantastik, teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë regjistruar po aq fitore, duke u shfaqur të pandalshëm.

“Viktima” e radhës për kuqeblutë ishte Teuta. Sfida u vendos nga goli i Esat Malës, që vulosi fitoren 1–0. Goli vendimtar erdhi herët, që në minutën e 10-të të takimit.

Në vazhdim të ndeshjes, të besuarit e Edi Martinit kërkuan të thellonin avantazhin, por pa sukses. Nga ana tjetër, përpjekjet e Teutës mbetën vetëm tentativa, pasi nuk arritën të konkretizoheshin në gol.

Forma e durrsakëve mbetet shqetësuese: në 5 ndeshjet e fundit, skuadra e drejtuar nga Enkeleid Dobi është e vetmja në Superiore që nuk ka arritur të marrë asnjë fitore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu