Bardh Spahia i është kundërpërgjigjur deputetit Onid Bejleri në lidhje me mbylljen e bizneseve në qarkun Shkodër. Ai shenjestron deputetin socialist, që përmes reagimit të tij sipas Spahisë nxjerr në pah paaftësine dhe padijen e tij mbi çfarë ndodh në qytetin që ai përfaqëson si ligjvënës.
Statusi plote:
Kur statusin ta shkruajnë të tjerët dhe të komandojnë edhe të reagosh, nuk ke si ta njohësh realitetin.
Deputeti i PS në Shkodër ju serviri bashkëqytetarëve tanë një të pavërtetë të madhe, që vjen nga materialet statistikore të propagandës elektorale, e jo nga ajo që ndodh në realitet me biznesin në Shkodër. Keqardhje që e thotë një njeri që përpara se të shkelte në kuvend, kaloi nga zyrat e bashkisë si i huazuar në postin e nënkryetarit. E ftoj deputetin në fjalë dhe zyrën e propagandës që i ka sërvirur materialin për publikim, që të mos bëjnë asgjë më shumë, por ti referohen INSTAT, që është institucion i shtetit shqiptar, e që të dhënat i ka online.
Duke ju referu të dhënave të INSTAT, që fatmirësisht janë të aksesueshme për të gjithë online rezulton që për vitin 2021 deputeti i pa informuar i PS në shkrimin e “tij” ka raportuar 1165 njësi më shumë se të dhënat zyrtare të INSTAT, dhe në vijim për vitin 2022 – 531 njësi më shumë, për vitin 2023 – 458 njësi më shumë, për vitin 2024 – 703 njësi bisnesi më shumë se të dhënat zyrtare.
Mos dija dhe paaftësia mund të falet, por të gënjesh dhe dezinformosh është dashakeqësi dhe ligësi që ja bën qytetit tënd. Deputetit në fjalë po i bëj vetëm disa pyetje thelbësore për të cilat shkodranët meritojnë të kenë përgjigje:
Përse heshtni për akuzat ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër dhe drejtuesit tuaj politik? Çfarë borxhi kanë shkodranët të mbajnë në atë karrige një individ nën akuzë për vjedhje të parave publike?
Ku janë investimet e premtuara për Shkodrën dhe përse në dokumentat zyrtare të buxhetit 2026 dhe atij afatmesëm janë fshirë projektet e mëdha?
Edhe sa do të presë Shkodra dhe veriu për rrugën Shkodër – Tiranë?
Çfarë mendimi ke për ndërtimin e kullave ku do pastrohen paratë e pista të shefave tuaj dhe krimit të organizuar?
Po për rritjen e taksave për qytetarët e Shkodrës, mungesën e parkingjeve dhe masakrën me gjoba pa fund ndaj qytetarëve?
Cili është qëndrimi yt për zbritjen në vendet e fundit në renditje të investimeve për frymë dhe përformancës së Bashkisë Shkodër?
A keni ndonjë qëndrim për largimin masiv të qytetarëve të bashkisë Shkodër e cila është në vend të parë për numrin e emigrantëve gjatë viteve të fundit?
Po për mbylljen e klasave dhe shkollave për mungesë nxënësish?
A keni një përgjigje për reduktimin tragjik të numrit të studentëve në Universitetin e Shkodrës.
Nëse zyra e propagandës të ndihmon, këto janë përgjigjet që duan shkodranët, larg gënjeshtrave dhe fasadave!
Të jesh përfaqësues i popullit do të thotë të mbrosh interesin e qytetarëve, interesin publik dhe jo të bëhesh vegël e mburojë e hajdutërisë.






