Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2.
Në fillim ishte Bekim Balaj ai që shënoi golin e parë. Kapiteni shkodran gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të, falë një penalltie. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Sherif Kallaku në minutën e 84-t.
Kështu, shkodranët shkojnë në vendin e dytë me 36 pikë. Në krahun tjetër, me 3 pikë më pak, skuadra e Dinamos mban vendin e 4-t në tabelën e renditjes.






