Një lajm i trishtë ka tronditur Shkodrën dhe mbarë opinionin publik: ndarja nga jeta e Monika Urtarit, vetëm 16 vjeçe, në spitalin rajonal të Shkodrës. Kjo humbje e parakohshme ka lënë pas një boshllëk të thellë dhe një dhimbje të pamatshme për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Ajo shte fëmija i vetëm i prindërve të saj, një dhuratë e shumëpritur pas vitesh pritjeje, që u kthye në kuptimin dhe gëzimin më të madh të jetës së tyre. 16-vjeçarja ishte nxënëse e shkëlqyer në shkollën “Pjetër Meshkalla”, e dalluar për sjelljen e mirë, respektin ndaj të tjerëve dhe natyrën e saj të qetë e të ndjeshme. Statusi i shkolles:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Monika Urtari. Nuk gjejmë fjalë që të shprehin trishtimin dhe boshllëkun që kjo humbje ka lënë në shkollën tonë.  Në këto momente të vështira jemi pranë familjes me lutje, besim dhe dhimbje të përbashkët. Kujtimi i Monikës do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh. Pushoftë në paqe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu