Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Milotit. Burime policore bëjnë me dije se katër persona janë plagosur pas përplasjes së dy automjeteve. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vend-ngjarje dhe po punojnë për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu