Kryetari i PD-së Sali Berisha e quan kryeministrin Edi Rama autorin kryesor dhe arkitektin e dramës shqiptare që luhet në kanalin e Lamanshit.
”Dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, dramës shqiptare që luhet në kanalin e Lamanshit. Autor kryesor i kësaj drame, theksoj edhe njëherë, është Edi Rama. Arkitekt kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama, janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij nga afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, çka i bën këta qytetarë shqiptarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën personalisht të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të vendit. Kjo që po ndodh me shqiptarët në Britaninë e Madhe, është kryekëput vepër e Edi Ramës, kjo ikje massive e shqiptarëve diktohet nga kjo qeveri që nuk ka ligj as moral. Nga kjo qeveri që vret çdo ditë, çdo orë, çdo minutë shpresësn e shqiptarëve.
Berisha akuzon Ramën dhe ministrat e tij se arritën deri në atë shkallë sa të zhdukin çdo kontroll në kufijtë e vendit.
“Shikoni çfarë ndodh në Portin e Durrësit. Për gjashtë muaj rresht, porti u la jashtë çdo kontrolli. Zbarkuan në Durrës tonelata të pafundme kokaine. Pork u shkuan ato? Ato shkuan drejt Europës, nuk shkuan drejt hënës. Dhe pasi u alarmua e gjithë bota, tani janë dyndur. Por në port, të gjithë autoritetet janë të përfshirë në trafikun e kokainës. Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në Europë dhe Edi Rama përpiqet që t’i mbulojë këto me sharje ordineri, me sulme dhe fjalor të një njeriu si ai”
Berisha e mbylli deklaratën e tij duke thënë se PD do të aplikojë, sikundër ka faktuar në të kundërtën, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do të jetë, do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në strofullat e mafies ku jetojnë, por ndaj bosëve të mafias në zyrat qeveritare.






