Deputeti Bardh Spahia denoncon injorimin e qëllimshëm të Shkodrës nga qeveria, duke theksuar se ndërsa Tirana dhe Durrësi përfitojnë projekte kampusesh universitare, Shkodra lihet në harresë. Sipas tij, kjo politikë synon largimin e rinisë dhe zbrazjen e qytetit, për ta bërë më të lehtë kontrollin nga krimi. Spahia u bën thirrje studentëve dhe të rinjve shkodranë të mos e pranojnë këtë padrejtësi dhe të reagojnë, duke e cilësuar kampusin universitar si një të drejtë, jo si lëmoshë.

Reagimi i plotë:

Shkodra e dijes nuk meriton injorimin e narko-qeverisë.

​Tirana po, Durrësi po. Ndërsa Shkodra? Shkodra lihet sërish në harresë.
Qeveria e inceneratorëve, e kullave të drogës dhe e luksit kriminal, ka vendosur edhe një herë vijën e kuqe të urrejtjes mbi qytetin tonë.
Ndërsa për qytetet e tjera prezantohen projekte kampusesh moderne, Shkodrës i ofrohet vetëm heshtja, krimi dhe rruga për të ikur.

Kjo qeveri, e cila funksionon si kartel dhe jo si administratë.

Ata po ju ndëshkojnë ju, studentë të Shkodrës, sepse keni shpirtin e lirë. Ata duan t’ju lënë pa kushte, pa laboratorë, pa dinjitet akademik, me shpresën e vetme që të ikni.
​Ata duan Shkodrën pa Rini!
Kjo narko-qeveri ka një plan të qartë: zbrazjen e Shkodrës. Një Shkodër pa studentë është më e lehtë për t’u sunduar nga bandat. Një rini që ikën, është një rrezik më pak për pushtetin e tyre të kalbur.

Rinisë shkodrane u bëj thirrje të mos e ulni kokën! Mos e pranoni këtë poshtërim! Kampusi nuk është lëmoshë, është e drejta juaj që buron nga taksat e prindërve tuaj të ndershëm.

​Shkodra i ka mbijetuar diktaturave më të egra se kjo e juaja, që është thjesht një karikaturë droge.
​Shkodra nuk lëshon pe! Rinia nuk ikën. Rinia reagon!

#24janar
#protesto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu