Deputetja e Shkodres Greta Bardeli ka denoncuar skandalin me pagat ne sistemin shendetesor ne Shkoder, ku bluzat e bardha nuk kane marre ende pagat e dhjetorit, edhe pse jemi ne mes te muajit Janar.
Statusi i plote:
Sot jam vënë në dijeni nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Sistemit Shëndetësor – Dega Shkodër, se mjekët dhe personeli shëndetësor i Shkodrës nuk janë paguar ende për muajin dhjetor.
Po ashtu, më është bërë e ditur se këta profesionistë, të cilët mbajnë mbi supe shëndetin e qytetarëve, nuk përfitojnë as pagë të 13-të dhe as bonuse, pavarësisht ngarkesës së lartë dhe përgjegjësisë jetike që kanë çdo ditë.
Kjo është një padrejtësi e papranueshme.
Kjo është mungesë respekti ndaj mjekëve dhe infermierëve tanë.
Kjo është pasojë e një keqmenaxhimi që po rëndon mbi ata që nuk duhet të mbajnë barrën e tij.
Mjekët nuk mund të trajtohen si numra në letra. Ata janë shtylla e sistemit shëndetësor dhe meritojnë dinjitet, pagesë të drejtë dhe siguri financiare.
Kërkoj zgjidhje të menjëhershme, transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse. Heshtja nuk është më opsion.
Shëndetësia nuk mbahet me fjalë, por me vepra.






