Vllaznia do të jetë pjesë e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edi Martini mposhtën Pogradecin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Elmando Gjini. Goditja e tij me kokë në minutën e 84-të përshëndeti rrjetën e Pogradecit.
Tensionet nuk munguan gjatë kësaj ndeshje. Në fund, Vllaznia siguroi kalimin me tej dhe Pogradecit i mbetet të përqëndrohet në Kategorinë e Parë për arritjen e objektivit.






