Një padi e re në SPAK i shtohet në fund të 2025-es, zv/kryeministres dhe ministres së energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku dhe 3 vartësve të saj. Janë banorët e Postribës që dorëzuan këtë padi me akuzën e ndotjes së ujit nga gurorja, një problematikë e ngritur prej kohësh nga banorët. E pas Ballukut banorët lajmërojnë një tjetër padi në nisje të vitit të ri 2026, këtë herë për kryebashkiakun Benet Beci.

Protestat, daljet publike dhe denoncimet e këtyre banorëve deri më sot kanë rënë në vesh të shurdhët, ndërsa problematika me ujin vijon prej vitit 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu