Viti 2025 la pas edhe një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, me pasoje humbjen e jetëve njerëzore. Persona të përfshirë në veprimtari kriminale, atentate mafioze, krimet familjare apo sherret me thika mes adoleshentëve, kanë qenë ngjarjet që kanë karakterizuar vitin 2025 raporton newspower.al.

Ngjarjet kryesore të 2025:

5 janar 2025. Shkodër, vritet brenda automjetit të tij 33-vjeçari Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës.

18 shkurt 2025. Shkodër, 34-vjeçari Kolë Manajvret me armë zjarri bashkëjetuesen, Anila Ndoka dhe më pas vret veten.

27 shkurt 2025. Shkodër, vritet me armë zjarri në oborrin e banesës 20-vjeçari, Pavlin Preka në fshatin Guci e re.

2 maj 2025. Shkodër, turisti amerikan vret me thikë bashkëshorten.

20 Korrik 2025. Plagosje me thikë në Shkodër. Një konflikt fizik në sheshin “Prek Cali” përfundoi me plagosjen e një 33-vjeçari me thikë nga i mituri 16 vjeç bashkë me një djalë 14 vjeç.

31 Korrik 2025. Plagosje me thikë në Shkoder. Brigel Bizi (42 vjeç) u plagos me thikë pas një konflikti me Bledar Bylybashi (28 vjeç).

4 gusht 2025. Shkodër, vritet me armë zjarri 65-vjeçari Frok Lleshaj në Vaun e Dejës.

28 gusht 2025. Shkodër, vritet me armë zjarri nga shoku i tij, 61-vjeçari, Piro Prroni.

4 shtator 2025. Shkodër, vritet me armë zjarri Kristjan Kola.

8 shtator 2025. Shkodër, vritet Armando Pali, Liridon Kraja, plagoset Eugen Brajoviç dhe kamarierja e një lokali

28 Tetor 2025. Atentat me tritol në automjet, i plagosur punonjësi i tatimeve në Shkodër, Enea Busukja (38 vjeç).

9 dhjetor. Në lagjen “Iliria” u regjistrua djegia e dy automjeteve.

29 dhjetor 2025. Nje shperthim i fuqishem në hyrjen e një pallati në lagjen Manush Alimanu lë viktimë Hysni Ymeri (67 vjeç). / newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu