Ballina Sport Inter bën lojën, Juve merr pikët, derbi i Italisë vishet bardhezi

Inter bën lojën, Juve merr pikët, derbi i Italisë vishet bardhezi

Juventusi fiton derbin e Italisë në ndeshjen që në Torinon foli për bardhezinjtë.

Interi kontrolloi përballjen dhe shpërdoroi disa mundësi të arta por Rabiot dhe Fagioli në pjesën e dytë i dhuruan suksesin e katërt rresht Massimiliano Allegrit që gëzon pozitat në vendin e katërt me 25 pikë, 1 më shumë se zikaltërit që ndalen pas disa ndeshjeve rresht ku kishin siguruar pikë të plota.

Një ndeshje plot ritëm dhe shumë e luftuar ku skuadrës torinieze iu anulua edhe një gol nga sistemi VAR për shkak të prekjes me dorë të topit nga ana e Danilos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks