Gjatë konferencës së fundvitit, kreu i qeverisë u ndal edhe te sektori i Mbrojtjes, duke theksuar se Forcat e Armatosura në Shqipëri sot janë ndër më të paguarat dhe se buxheti i mbrojtjes ka shënuar një rritje historike, në përputhje edhe me angazhimet e vendit si anëtar i NATO-s.
Rama nënvizoi se Shqipëria ka kapacitete të konsoliduara dhe se industria ushtarake po hyn në një fazë të re zhvillimi, me prodhimin e mjeteve të blinduara, autoambulancave, mjeteve të patrullimit policor, si edhe dronëve luftarakë dhe sistemeve antidronë.
Sipas tij, porositë e para janë kryer dhe në gjysmën e parë të vitit 2026 priten produktet e para, ndërsa po punohet edhe për kontrata në industrinë detare dhe ajrore.
“Kapacitet i kemi dhe kjo do të jetë një mundësi për ata që janë stërvitur gjatë në këto procese që ti qasen kësaj, këtij segmenti të industrisë tonë . Do të prodhojmë mjete të blinduara, Tani që flasim në Shqipëri po prodhohen një sërë mjetesh në bazë të kontratave me disa shtete të tjera, flasim për autoambulanca, mjete patrullimi policor, Do të prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidronë dhe porositë e para janë kryer ndërkohë që gjashtë mujorin e parë të 2026 do të shihni me siguri edhe produktet e para ndërkohë që ne vazhdojmë punën për realizuar kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, tha Rama ndër të tjera, teksa më tej u ndal edhe te sigruia kibernetike, duke theksuar se vendi ka ivnestuar në mbrojtjen dixhitale dhe sot renditet mes vendeve me kapacitete më të larta të sigurisë kibernetike në Europë.
Pjesë nga fjala e Rames:
Kapacitet i kemi dhe kjo do të jetë një mundësi për ata që janë stërvitur gjatë në këto procese që ti qasen kësaj, këtij segmenti të industrisë tonë . Do të prodhojmë mjete të blinduara, Tani që flasim në Shqipëri po prodhohen një sërë mjetesh në bazë të kontratave me disa shtete të tjera, flasim për autoambulanca, mjete patrullimi policor.
Do të prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidronë dhe porositë e para janë kryer ndërkohë që gjashtë mujorin e parë të 2026 do të shihni me siguri edhe produktet e para ndërkohë që ne vazhdojmë punën për realizuar kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore. Rritja e buxhetit të mbrojtjes është historike dhe kjo dihet sepse jemi edhe pjesë e NATO-s dhe kështu në këtë pikë nuk jemi të veçantë. Nga ana tjetër kemi vazhduar të vëmë rregull në pronat shtetërore është hsumë interesante në këtë pikë se tenxheret zjejnë për gjëra nga më të ndryshmet që skanë lidhje me realitetin dhe na akuzojnë për një kompani shtetërore që ne e kemi ngritur për shtetin.
Dhe e kemi ngritur këtë kompani për shtetin në mënyrë që në çdo lloj qasje nga të huajt në Shqipëri, shteti ynë të marrë pjesën e vet, shteti, jo siç ndodhte më parë. Por, tenxheret ziejn. Dua të shtoj që ne ndërkohë kemi një sërë investimesh në mbarë vendin, nga Burreli, Kukës, Porto Romane dhe vitin e ardhshëm do të ngremë shkollë ne aviacionit në Vlorë dhe kampusin e ri të forcave të armatosura. Mbrojtja civile ka qenë këtë vit protagonsitë dhe do të jetë për shkak siç e dini zjarret janë bërë një problem i madh që shkon duke u thelluar për të gjithë botën dhe ndërkohë ne kemi vazhduar të punojmë për të rritur kapacitetet e mbrotjjes tonë në të jgitha drejtimet, po ashtu kemi vendosur edhe fondin për të blerë dy avionët e para zjarrfikës për Republikën e Shqipërisë.
Siguria Kibernetike:
Siç e dini një sulm shumë të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat të mirë nuk arriti ta shkatërronte infrastrukturën tonë dixhitale. Sot jemi një nga vendet me kapacitetet më të larta të mbrojtjes kibernetike dhe këtë e thonë të gjitha institucionet përkatëse të sigurisë në Europë dhe kemi marrë vlerësimë shumë domethënëse për këtë sepse kemi investuar në mënyrë shumë inteligjente në mbrojtjen kibernetike dhe në këtë moment që flasim Shqipëria vetëm sulmohet, por asnjë sulm nuk ka arritur të penetrojë murin që i është vendosur mbrojtjes dixhitale.






