Një magazinë ku ishte e depozituar sherbelë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Bajzë. Zjarri ka rënë rreth orës 16:00, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë tre mjete zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e zjarrit në objektet përreth.
Magazina është në pronësi të shtetasit Sokol Burraj. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet e nevojshme.






