U nderuan me medalje ari 190 nxënës të shkollave të të gjithë vendit që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e arsimit të mesëm të lartë. Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, gjatë së cilës u dhanë medaljet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

“Sot kemi numrin më të madh të medaljeve të arta, që kur se kemi krijuar këtë event. Ajo që na kënaq më shumë është që ky numër medaljesh përkon edhe me numrin e rritur të studentëve shqiptarë që arrijnë të hyjnë në universitetet më prestigjoze të botës.

Në fund të ditës asgjë nuk është e vështirë nëse ëndrra që ti sheh me sy hapur e ka forcën që të të tërheqë pas saj. Dhe në majë nuk arrijnë të gjithë arrijë ata arrijnë ata që nuk dorëzohen gjatë gjithë vështirësive.

Dhe nuk dorëzohet kush është gati të paguajë cmim për ëndrrën që ka dhe ëndra sa më e madhe aq më të lartë e ka cmimin.

Cmimin e sakrificës, të shpenzimit të energjisë dhe cmimin e luftës me veten dhe me të tjerët, kur të tjerët bëhen pengesë.

Uroj të arrini gjithcka që doni kudo të jeni dhe shpresoj që disa prej jush të dëshirojnë që cfarë do të mësojnë më tej t’ia vënë në dispozicion vendit ka dolën.” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu