Këshilli Bashkiak i Vau-Dejës ka miratuar me vota unanime projektbuxhetin për vitin 2026, një vendim që u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve. Kryetari i Bashkisë, Kristjan Shkreli, theksoi se miratimi unanim i buxhetit dëshmon përkushtimin dhe bashkëpunimin konstruktiv të këshilltarëve në shërbim të interesit publik.

Statusi i plote:

Projektbuxheti i vitit 2026 tashmë i miratuar🤝

Votimi unanim nga këshilltarët e pranishëm për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2026 është një dëshmi e qartë e përkushtimit të përbashkët për interesin e qytetarëve tanë. Ky buxhet nuk është thjesht një dokument financiar, por një plan konkret pune që synon të përkthehet në investime reale dhe shërbime më cilësore për komunitetin.

Buxheti i vitit 2026 është i orientuar drejt zhvillimit, përmirësimit të infrastrukturës, rritjes së cilësisë së shërbimeve publike, mbështetjes së shtresave në nevojë dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë në çdo njësi të bashkisë sonë.

Besoj fort se me këtë bashkëpunim konstruktiv dhe me këtë vizion të përbashkët, do të vazhdojmë të japim rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët e Vau-Dejës. Ju falënderoj për besimin, seriozitetin dhe kontributin tuaj në këtë proces kaq të rëndësishëm për të ardhmen e bashkisë sonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu