Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Pukë. Ai u takua fillimisht me kryebashkiakun Rrok Dodaj dhe drejtues të tjerë të vendorë nga të cilët u njoh me problematikat e kësaj zone, nismat dhe mundësitë për zhvillim.
Presidenti Begaj përgëzoi Kryebashkiakun Dodaj dhe për investimin në ruatjen e traditës në dije e kulturë, për punën e kryer në qendrën e fëmijëve dhe ansamblet kulturore të Pukës.
Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e autoriteteve dhe sipërmarësve privatë për investimet në sektorët kryesorë të zonës si turizmi dhe bujqësia.
Gjatë bashkëbisedimit me autoritetet lokale Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e nxitjes se aktiviteteve ekonomike në Bashkinë e Pukës dhe fokusimin në traditat artizanale.
Duke iu refruar karakteristikave të banorëve dhe traditës së hershme tregtare të zonës, Presidenti Begaj u shpreh se Puka ofron shumëçka në sajë të vlerave që kanë pukjanët, si njerëz të zotë në prodhime dhe shitje, pasi shumë sipërmarrës kanë arritur të jenë edhe në tregjet ndërkombëtare. Produkte me emrin e Pukës i gjen në vendet europiane dhe e rëndësishme, është,- vlerësoi Presidenti,- se krahas vlerës dhe cilësisë së prodhimeve, ata përcjellin imazhin e Shqipërisë në botë përmes punës së ndershme- u shpreh Presidenti në takim me sipërmarrës.
Ndërsa vlerësoi sipërmarrjet familjare dhe industritë e konsoliduara, të cilat vitet e fundit kanë marrë një zhvillim në Pukë, Presidenti Begaj theksoi edhe rëndësinë e investimit te të rinjtë duke u ofrur atyre kushte punë në vendlindje.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti i Republikës vizitoi punishtet dhe fabrikat e përpunimit të zonës, si AgroPuka, Dalmacia, Lajthiza e Mida. Për nxitjen e turizmit kulturor Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në Muzeun Etnografik të Pukës dhe në Punishten Shahni, të mjeshtit Vitor Shahinaj drugdhenës i famshëm në vend. Ai u shprehu mirënjohje këtyre sipërmarrësve të cilët i konsideroi si shembuj për të rinjtë që duan të bëjnë emër përmes pasionit për punën, dashurinë për vendlindjen dhe kontributin për familjen dhe atdheun.
Kreu i Shtetit shtroi dhe një drekë me qytetarët në nevojë të kësaj bashki në prag festash. Duke uruar gëzim e begati në famijet e tyre, u shpreh se gjithmonë ata do të jenë në vëmëndjen e tij personale dhe si President i Republikës për kapërcimin e vështirësive.
Ballina Aktualitet Presidenti Begaj në Pukë: Mbështetje për traditën, sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik të...






