Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. L., 18 vjeç dhe 9 shtetas të mitur (të moshave 16 dhe 17 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Ndoc Mazi”;
-P. N., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që kishte parkuar gabim, ka penguar lëvizjen e automjeteve të tjera të transportit rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






