Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-1. Rezultati final u vendos që në pjesën e parë, ku Enea Jorgji akordoi 3 penallti, 1 për Tiranën dhe 2 për shkodranët. Bardheblutë e kthyen në gol me anë të Rafa, ndërsa 2 të tjerat për Vllazninë i ekzekutoi Balaj. Ky i fundit shënoi të parën, por gaboi tek e dyta.
Në fundin e pjesës së parë skuadra kuqeblu kishte mundësinë e artë pëër të kaluar në avantazh, por Balaj nuk arriti të mposhtë Tafas nga pika e bardhë. Përfundon 1-1 me Tiranën që mbetet në fundin e tabelës në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Vllaznia në vend të 4-ët me 27 pikë.






